Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liderët e 4 skuadrave të “Final Four-it” synojnë trofeun e çmuar

Gjithçka është gati për ‘Final Four-in’ e Kupës së Kosovës në basketboll, që do të mbahet në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë.

Të premten, zhvillohen duelet gjysmëfinale, ndërsa të dielën, zhvillohet finalja, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për trofeun e parë të sezonit në basketboll, Federata e Basketbollit e Kosovës ka organizuar konferencën, me katër liderët e ekipeve pjesëmarrëse.

Përfaqësuesi i Trepçës, Besim Braha, klub që është organizator i kësaj ngjarjeje, tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet, që gjithçka të shkojë sipas planit.

Gjysmëfinalja e parë në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, takim ky që luhet të premten nga ora 16:00.
Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, beson në sukses pas problemeve me komponimin e ekipit, ndërsa ai i Pejës, Arti Hajdari, thotë se Peja ka udhëtuar me një qëllim.

Gjysmëfinalja e dytë, që pritet me një entuziazëm të madh, është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, klasikja e basketbollit kosovar, që zhvillohet të premten nga ora 20:00.

Për këtë kanë folur basketbollisti i Prishtinës, Granit Rugova, dhe ai i Trepçës, Besnik Azemi.

Bileta për ta parë një ndeshje të ‘Final Four-it’ do të kushtojë 2 euro.
Në vitin 2016, Sigal Prishtina ishte fituese e Kupës së Kosovës në basketboll.