Mbrojtësi i krahut të djathtë, zvicerani Stephan Lichtsteiner, do të largohet nga skuadra e Juventusit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kështu, ka njoftuar të hënën uebfaqja italiane "Calciomercato.com".
Mësohet se Lichtsteiner do të jetë i lirë të largohet nga Juventusi edhe pse ka kontratë me ekipin deri në vitin 2018.
33-vjeçari këtë edicion nuk ka treguar formë të mirë dhe është lënë jashtë listës për Ligën e Kampionëve.
Ai ka 12 paraqitje në Serie A, kurse pjesë e Juventusit është prej vitit 2011 dhe ka fituar gjashtë tituj kampioni rresht.
Pas largimit të Lichtsteinerit pozitën në krahut e djathtë pritet ta zërë Mattia de Sciglio që u transferua gjatë verës nga Milani.
Artikuj të ngjashëm