Mbrojtësi zviceran pritet të largohet nga Juventusi gjatë verës.
Stephan Lichtsteiner është shumë afër transferimit te Borussia Dortmund.
Sipas Calciomercato, ka shumë optimizëm nga radhët e klubit të Bundesligës, që marrëveshja me reprezentuesin zviceran të arrihet në ditët në vazhdim, në mënyrë që Lichtsteiner, t’u bashkohet atyre në fund të stinorit, transmeton ksp.
Kontrata e 34-vjeçarit me Juventusin, skadon më 30 qershor dhe Lichtsteiner pritet të kalojë si lojtarë i lirë në radhët e verdhezinjve.