Bayern Munichu ka shkuar në pesë ndeshje rresht pa disfatë në shtëpi, pas fitores 1:0 të arritur përballë Augsburgut.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën gjatë ditës dhe i takoi bavarezëve, që janë shumë afër t’i gëzohen një tjetër titulli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Allianz Arena” pranoi 75 mijë tifozë për herën e parë në pesë muaj e tre ditë dhe ishte festë e vërtetë.
Festa u bë edhe më e zjarrtë kur Robert Lewandowski shënoi nga penalltia në minutën e 82-të.
Ishte goli i 32-të në ligë këtë sezon për sulmuesin polak.
Bayerni mbetet lider në tabelë me 69 pikë, nëntë më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.