Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gnabry dhe Lewandowski shkëlqejnë në fitoren e Bayernit

Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski kanë shkëlqyer në fitoren e thellë të Bayern Munichit në udhëtim te Stuttgarti me rezultatin 5:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 16-të të Bundesligës gjermane dhe u zhvillua të martën mbrëma. 

Gnabry shënoi tre gola  dhe asistoi dy herë. Ai asistoi për golat që i shënoi Lewandowski.

Epërsinë Bayerni e gjeti në minutën e 40-të. Gnabry shënoi pas asistimit të Leroy Sanes. 

Bayerni shpërtheu në pjesën e dytë duke shënuar edhe katër gola të tjerë.

Për 2:0 shënoi sërish Gnabry (53’). Golin e tretë dhe të katërt i realizoi Lewandowski (69’, 72’). Ndërkaq, hat-trickun Gnabry e kompletoi në minutën e 74-t, për triumfin e thellë si mysafir, 5:0.  

Kjo ishte fitorja e 13-të kampionale e bavarezëve dhe me 40 pikë e kanë rritur distancën në vendin e parë. Tani kanë nëntë pikë më shumë se Dortmundi që zë vendin e dytë.

Dortmundi ka një ndeshje më pak të luajtur.

Artikuj të ngjashëm