Kampioni Bayern Munichu është kthyer te fitorja në Bundesliga. “Bavarezët” në udhëtim kanë mposhtur të shtunën Kolnin me rezultatin e thellë 4:0.
Në këtë takim shkëlqeu sulmuesi, Robert Lewandowski që shënoi “hat-trick”.
Në minutën e nëntë Robert Lewandowski zhbllokoi rezultatin në 1:0. “Bavarezët” dyfishuan epërsinë në minutën e 25-të me Corentin Tolisso.
Në pjesën e dytë mysafirët shënuan edhe dy gola të tjerë. Ishte sulmuesi polak, Lewandowski që shënoi dy herë në minutën e 63-të dhe të 74-të për 4:0. Ky ishte goli i 300-të për sulmuesin polak në Bundesligë, duke u bërë lojtari i dytë pas Gerd Mueller që ka 365 gola.
Bayerni pas 19 ndeshjeve në Bundesliga është lider me 46 pikë gjashtë më shumë se Dortmundi që është në pozitën e dytë me 40 sosh.