Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski mungon kundër Anglisë

Robert Lewandowski do t’i mungojë Polonisë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022 të futbollit kundër Anglisë që do ta luajë në Wembley të mërkurën.

Sulmuesi i Bayern Muenchenit ka marrë një lëndim të gjurit në fitoren 3:0 të Polonisë të dielën kundër Andorrës. Në atë ndeshje shënoi dy gola.

Federata e Futbollit të Polonisë ka njoftuar se Lewandowski do të qëndrojë jashtë fushe për afro dhjetë ditë, pasi ka dëmtuar ligamentet e gjurit.

Lewandowski është në dyshim edhe për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayern Muenchenit dhe Paris Saint-Germainit.