Bayer Leverkusen, ku luan edhe Granit Xhaka, ka vazhduar formën perfekte në Bundesligë, duke shënuar tjetër fitore. Mposhti Hoffenheimin 3:2 në udhëtim.
Leverkusen shënoi dy gola në pjesën e parë. Florian Wirtz në minutën e nëntë e Alejandro Grimaldo në fund të pjesës së parë i dhanë epërsi solide skuadrës së Xabi Alonsos.
Por në pjesën e dytë, një dalje e gabuar e portierit Lukas Hradecky i hapi rrugë golit të vendasve, që shënuan përmes Anton Stach në të 56-n. Dy minuta më vonë, Wout Weghorst barazoi shifrat.
Në skenë doli sërish Grimaldo, i cili me një goditje të bukur në të 70-n i dhuroi fitoren e nëntë në 10 ndeshje Leverkusenit në Bundesligë.
Xhaka kompletoi ndeshjen.
Leverkuseni ka 28 pikë në vendin e parë. Vetëm Bayerni në sezonin 2015/16 kishte start më të mirë.
Hoffenheimi mbetet në vendin e gjashtë me 18 pikë.