Bayer Leverkuseni ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Newcastelit për Moussa Diabyn.
Sipas “The Telegraph”, skuadra gjermane nuk dëshiron ta shesë sulmuesin e krahut të majtë për më pak se 70 milionë euro.
Kërkesa e klubit gjerman thuhet se nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit anglez që kanë hequr dorë nga shërbimet e francezit.
23-vjeçari ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2025.