Sport

Leverkuseni i Xhakës i pandalshëm, merr fitore të çmendur te Leipzigu

Bayer Leverkuseni ka vazhduar serinë pozitive këtë sezon.

Të shtunën, Leverkuseni mposhti në udhëtim Leipzigun 3:2 në një ndeshje krejtësisht dramatike.

Në fakt, Leverkuseni që udhëhiqet nga Xabi Alonso e gjeti dy herë veten në disavantazh. Por dy herë barazoi dhe në fund shënoi golin e fitores.

Për Leipzigun shënuan Xavi Simons (7’) dhe Louis Opena (56’).

Ndërkohë, për Leverkusenin realizuan Nathan Tella (47’), Jonathan Tah (63’) dhe Piero Hincapie (90+1’).

Granit Xhaka kompletoi ndeshjen.

Leverkuseni mbetet lider në Bundesligë me 48 pikë, shtatë më shumë se Bayerni që ka dy ndeshje më pak.

Leipzigu është i katërti me 33 pikë.