Granit Xhaka ka dhënë kontributin e tij në një tjetër fitore të Bayer Leverkusenit në elitën e futbollit të Gjermanisë.
Leverkuseni të shtunën fitoi në udhëtim te Wolfsburgu, 2:1, ndërsa Xhaka e kompletoi ndeshjen e xhiros së tetë të Bundesligës.
Jeremie Frimpong shënoi për 1:0 në minutën e 13-të, ndërsa shifrat për vendësit i barazoi Maxence Lacroix, në minutën e 41-të.
Frimpong më pas asistoi për Alejandro Grimaldon, që në minutën e 62-të ia siguroi fitoren mysafirëve.
Leverkuseni është lider në Bundesligë me 22 pikë. Wolfsburgu ka 12 pikë.