Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leonardo: Nuk do ta pengojmë rikthimin e Bonuccit te Juve

Kapiteni i Milanit Leonardo Bonucci, po bën gjithçka që të shtyjë përpara transferimin e tij te ish-skuadra Juventus, nga e cila u largua vetëm një vit më parë.

Drejtori i ri i kuqezinjve, braziliani Leonardo e ka konfirmuar idenë e rikthimit, që sipas tij, ka qenë ide e futbollistit, transmeton KTV. 

“Bisedimet me Juven nisën sipas dëshirës së Bonuccit. Nëse ka mundësi të bëhet, kjo do të bëhet. Gjithçka nisi me idenë e futbollistit”, ka thënë Leonardo, që sipas tij klubet ende nuk kanë përcaktuar asgjë rreth kalimit.