Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bonucci refuzon Cityn

Mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, nuk do t’i bashkohet Manchester Cityt, pasi dëshiron të mbetet edhe më gjatë pjesë e Juventusit, ka raportuar të enjten “Sky Sport Italia”.

Trajneri Pep Guardiola ka bërë përpjekje për ta bindur qendërmbrojtësin përfaqësueses së Italisë, por 33-vjeçari është i lumtur që do të mbetet pjesë e skuadrës nga Torino.

Ai siç raportohet në Itali mezi pret të nisë punën me trajnerin e ri, Andrea Pirlo. Bonucci me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Ai pjesë e Juventusit është që nga viti 2010. Vetëm një edicion u largua në drejtim të Milanit për t’u kthyer në vitin 2018 sërish te Juve.