Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, raportohet se ka pësuar një lëndim të ri gjatë takimit të Kilit me Bolivinë të martën.
28-vjeçari mungoi në ndeshjet hapëse të Premier Ligës për shkak të lëndimit, ndërsa tani thuhet se atij i është përsëritur një i tillë.
Sanchezi ishte afër kalimit te Manchester City në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, por një gjë e tillë dështoi pasi Arsenali nuk gjeti zëvendësues të tij.