Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchez rrezikon të mos paraqitet ndaj Milanit

Foto: Reuters

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, është në rrezik që të mos paraqitet fare ndaj Milanit në Itali në Serie A të shtunën, për shkak të një lëndimi që ka pësuar gjatë ndeshjes me Kolumbinë në kualifikimet për Botëror me Kilin.

31-vjeçari, sipas “ADN Radio” në Kili, kishte pësuar një problem serioz muskulor në ndeshjen me Kolumbinë.

Sipas raportimeve, Sanchezi pos rrezikut që të mos paraqitet ndaj Milanit është në dyshim edhe për ndeshjet me Borussia Monchengladbachun dhe ndeshjet e muajit të ardhshëm të Kilit.

Artikuj të ngjashëm