Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Kovaçiq

Skuadra e Chelseat po vazhdon të ketë probleme me lëndimet e lojtarëve. Pas Romelu Lukakut dhe Timo Wernerit, listës së të lënduarve i është shtuar edhe mesfushori Mateo Kovaçiq.

Lajmi është konfirmuar të premten nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

“Ai u lëndua në seancën e fundit stërvitore dhe nuk do të jetë i gatshëm për disa javë”, deklaroi Tuchel.

27-vjeçari mund të mungojë së paku në tri ndeshje.

Kovaçiq këtë sezon në 13 ndeshje ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime.