Mesfushori francez Thomas Lemar do të largohet nga Atletico Madridi për të vazhduar karrierën në Angli, te Tottenhami.
Mediumet spanjolle kanë raportuar se Tottenhami ka arritur marrëveshje me Atleticon për huazimin e Lemarit gjatë këtij muaji. Lemar do të huazohet te Tottenhami deri në fund të këtij edicioni për gjashtë milionë euro dhe ekipi anglez ka të drejtën e blerjes së tij në verë për 60 milionë euro tjera, transmeton Koha Ditore.
Lemar pëlqehet nga Jose Mourinho, të cilin e sheh përforcim të duhur. 24-vjeçari këtë edicion ka 21 ndeshje tek Atletico, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2023.
Ai karrierë ka bërë edhe te Monaco e Caeni. Ka edhe 22 ndeshje me Francën.