Basketbollisti i Pejës, Daniel Lekndreaj është pajisur me pasaportën e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur ekipi pejan, i cili ka thënë se tani Lekndreaj që ka pasur pasaportën e Shqipërisë, do të llogaritet si lojtar vendos në Superligën e Kosovës dhe Ligën Unike.
Lekndreaj para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Pejës por llogaritej si lojtar i huaj, pavarësisht se ishte nga Shqipëria. Peja në njoftimin e lëshuar ka thënë se Lekndreaj tani do të ketë dy pasaporta, përfshirë edhe atë të Shqipërisë.
Ai është reprezentues i Shqipërisë kurse sezonin e shkuar për një periudhë luajti edhe për Sigal Prishtinën.