Leipzigu raportohet se ka refuzuar edhe një ofertë të Liverpoolit për mesfushorin Naby Keita.
SkySports raporton se një zyrtar i klubit ka thënë se Keita “100 për qind do të mbetet te Leipzigu sivjet”.
Më herët gjatë ditës u raportua se oferta e tretë e “Të Kuqve” prej 83 milionë eurosh është pranuar, por kjo është mohuar nga klubi gjerman.