RB Leipzig ka paralajmëruar Liverpoolin se nuk do ta shesë mesfushorin Naby Keita për asnjë çmim.
22-vjeçari vlerësohet lartë nga Jurgen Kloppi pasi i ndihmoi ekipit gjerman që sezonin ta mbyllte në pozitën e dytë, para Borussia Dortmundit.
Goal raporton se Liverpooli duhet të thyejë rekordin e transferimeve në Bundesliga [75 milionë euro] nëse dëshiron shërbimet e Keitas, por Leipzigu ka përsëritur qëndrimin se nuk do të shesë asnjërin prej lojtarëve kryesorë.
“Ne nuk do të lejojmë largimin e lojtarëve kryesorë”, ka thënë shefi i transferimeve te klubi gjerman, Ralf Rangnick.
“Është normale që klubet të shprehin interesim për lojtarët tanë, por kjo nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë”.
Artikuj të ngjashëm