Leipzigu nuk dëshiron të heq dorë nga shërbimet e mesfushorit të saj, Naby Keita, i cili po kërkohet me ngulm nga Liverpooli i Jurgen Kloppit.
Bild raporton se klubi gjerman ka refuzuar ofertën prej 75 milionë euro për mesfushorin nga Guinea, transmeton Koha.net.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit të Leipzigut, Dietrich Mateschitz për Bildin, duke rikonfirmuar se Keita do ta përmbushë kontratën e tij.
“U lajkatuam kur një ofertë prej 75 milionë euro për Keitan kohëve të fundit erdhi në tavolinën tonë. Por, në asnjë mënyrë nuk do të largohet, ai ende ka kontratë dhe do ta përmbushë atë”, është shprehur ai.
22 vjeçari në sezonin e tij debutues në Bundesligë shënoi 8 gola, dhe bëri 8 asiste, kurse ka kontratë me Leipzigun deri më 2020. Ai ishte transferuar nga Red Bull Salzburgu vitin e kaluar, për t’u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjermane.
Megjithatë, në kontratën e tij është një klauzolë largimi prej 54 milionë euro, që mund të aktivizohet verën e ardhshme.