Liverpooli ka arritur marrëveshje në parim me Leipzigun për transferimin e mesfushorit Naby Keita për 83 milionë euro, raporton Winner Sports.
Winner Sports shkruan se, “sipas burimeve të afërta me çështjen Leipzigu ka pranuar ofertën e tretë nga Liverpooli për përfaqësuesin e Guineas. Klubi nga Premier Liga të premten ka bërë ofertën e fundit për Keitan, që raportohet të jetë rreth 83 milionë euro”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShuma rekorde prej 83 milionë euro prej klubit nga Anfield Road është e mjaftueshme për të bindur drejtuesit e Leipzigut për të shitur yllin e skuadrës, transmeton Koha.net.
Burimi gjerman i afërt në këto negociata ka thënë për Winner Sports se, “ishte interesi më i mirë i të gjitha palëve që të pranohet kjo ofertë”.