Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu vazhdon kontratën me Poulsenin

Yussuf Poulsen ka vendosur ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Leipzigut.

Kontrata e vjetër i skadonte Poulsenit në fund të këtij edicioni, por ai ka vendosur të vazhdojë me ekipin e Bundesligës gjermane deri në vitin 2026.

Deri tani, danezi Poulsen ka zhvilluar 370 ndeshje me Leipzigun.

“Kam biseduar për perspektivën time në klub me Rouven Schroderin dhe Marco Rosen, dhe shpejtë erdhëm në përfundim që duam të vazhdojmë së bashku edhe pas vitit 2024”, ka deklaruar Poulsen të martën. Qendërsulmuesi 29-vjeçar në 12 paraqitje në të gjitha garat në këtë edicion ka dy asistime.