Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu transferon mesfushorin Schlager

Leipzigu e ka transferuar mesfushorin austriak, Xaver Schlager nga rivali i Bundesligës, Wolfsburgu.

Leipzigu, që përfundoi në vendin e katërt në ligë sezonin e fundit, do të bëjë gara në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ka thënë të premten se 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.

Schlager, i cili është produkt i të rinjve të Salzburgut, iu bashkua Wolfsburgut në vitin 2019. Zhvilloi 81 ndeshje në të gjitha garat për këtë skuadër.

“Klubi ka synime të mëdha dhe dua që ta luaj pjesën time për t’i arritur këto objektiva”, ka thënë Schlager për sajtin zyrtar të Leipzigut.