Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroati Majer transferohet te Wolfsburgu

Ekipi nga Bundesliga, Wolfsburgu e ka kompletuar transferimin e reprezentuesit të Kroacisë, Lovro Majer.

Mesfushori ofensiv i është bashkuar Wolfsburgut nga Rennesi i Francës dhe tek ekipi gjerman është prezantuar të mërkurën. 25-vjeçari ka firmosur kontratë deri në vitin 2028 me Wolfsburgun, që ka paguar 30 milionë euro për transferimin e tij. Ai është përforcimi i tetë i Wolfsburgut këtë verë, ndërsa është kërkuar edhe nga Eintracht Frankfurti, Bayer Leverkuseni e Newcastle Unitedi. Majer ishte pjesë e Rennesit prej vitit 2021, ndërsa ka luajtur edhe për Dinamon e Lokomotivën e Zagrebit. Edicionin e shkuar, Majer pati 2 gola e 7 asistime në të gjitha garat për ekipin francez, ndërsa ka edhe 21 ndeshje të luajtura dhe 2 gola të shënuar me për Përfaqësuesen e Kroacisë.