Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kroati Majer mes Realit e Atleticos

Mesfushori i Kroacisë, Lovro Majer pritet së shpejti të largohet nga Rennesi për ta vazhduar karrierën në Francë. “L’Equipe” të martën ka njoftuar se interesim për Majerin, i cili është pjesë e Rennesit, kanë shprehur Real Madridi e Atletico Madridi.

Dy skuadrat nga La Liga janë të gatshme të ofrojnë deri në 60 milionë euro për 24-vjeçarin.

Te Reali, po e shohin Majerin si zëvendësim të duhur për Luka Modriqin, ndërsa Atletico po e sheh si përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Majer vitin e shkuar iu bashkua Rennesit nga Dinamo e Zagrebit dhe me ekipin nga Franca ka kontratë deri në vitin 2027. Në 19 ndeshje të luajtura deri më tani këtë edicion, Majer ka dy gola e tri asistime këtë sezon.