Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu prezanton portierin Blaswich

Lepzigu ka prezantuar portierin Janis Blaswich nga Heracles. Blaswich ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe do t’i bashkohet klubit gjerman në qershor.

Ai është ndarë i lumtur që do t’i bashkohet klubit që garon në Bundesliga të Gjermanisë.

“Jam shumë i lumtur që do t’i bashkohem Leipzigut gjatë verës. Është një klub me kushte të mira stërvitore dhe një stadium të madh në mes të qytetit, diçka e veçantë. Po bashkohem me një ekip të madh portierësh i drejtuar nga trajneri Frederik Gosling dhe Peter Gulacsi, i cili është një nga portierët më të mirë në Evropë dhe mezi pres të punojmë së bashku”, ka thënë Blaswich për faqen zyrtare të klubit gjerman.

Artikuj të ngjashëm