Skuadra nga Bundesliga, RB Leipzig, të martën ka njoftuar se ka marrë një hap të pazakontë pasi ka firmosur me kontratë pesëvjeçare me portierin Maarten Vandevoordt që do të futet në fuqi prej vitit 2024.
Portieri 20-vjeçar do t’i bashkohet Leipzigut pas dy vjetësh dhe do ta rivalizojë për vendin e titullarit, hungarezin Peter Gulasci, të cilit kontrata i skadon në vitin 2025.
“Kjo na lejon neve të sigurojmë një top transferim për të ardhmen e klubit në një fazë të hershme”, ka thënë drejtori teknik i Leipzigut, Christopher Vivell.
Vandevoordt është portieri më i ri që ka luajtur në Ligën e Kampionëve kur debutoi në vitin 2019 me 17 vjet e 287 ditë. Prej asaj kohe, Vandevoordti është bërë zgjedhja e parë për Genkun dhe luan për Përfaqësuesen U21 të Belgjikës.