Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu pëson në udhëtim te Wolfsburgu

Skuadra e Wolfsrbugut ia ka shkaktuar humbjen e tretë këtë edicion Leipzigut në kampionatin e Gjermanisë.

Wolfsburgu, të shtunën triumfoi 2:1 ndaj Leipzigut në kuadër të xhiros së 12-të.

Për Wolfsburgun që ka tubuar 16 pikë, kjo është fitorja e pestë këtë edicion.

Sulmuesi Jonas Wind zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të, duke e kaluar Wolfsburgun në epërsi. Leipzigu reagoi në fillim të pjesës së dytë, kur në minutën e 52-të barazoi shifrat me anë të Yussuf Poulsenit.

Megjithatë, ishte Rogerio, ai që ia siguroi trepikëshin ekipit vendas me golin e realizuar në minutën e 66-të.