Menaxheri i Leipzigut, Rafl Rangnick, ka thënë se pret që sulmuesi Timo Werner të vazhdojë me klubin për një kohë shumë të gjatë.
Sulmuesi gjerman nuk është afër vazhdimit të kontratës me klubin dhe brenda 18 muajsh do të jetë lojtar i lirë.
Leipzigu ka menduar seriozisht shitjen e 22-vjeçarit, duke përdorur interesimin e Bayern Munichut, Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit.
Rangnick ka pranuar se një ofertë e Bayernit do t’i vështirësonte punët për Leipzigun që synon ta mbajë Wernerin për dy-tre vjetët e ardhshme.
“Nëse Bayerni është serioz, do të na vështirësonte gjërat. Por ata shpesh luajnë me një sulmues, prandaj e shoh atë me ne për dy apo tre vjetët e ardhshme”, ka thënë Rangnick.
Artikuj të ngjashëm