Rikthehet edhe Bundesliga pas pushimit dimëror, që do të jetë shumë më interesante sivjet, sidomos pas betejës për titull ndërmjet Dortmundit e Bayernit.
Verdhezinjtë që janë liderë të ligës, e nisin vitin me përballjen sa interesante, aq të vështirë, në udhëtim te Leipzigu, transmeton KTV.
Dortmundi vlerësohet favoritë, e kishte fituar edhe ndeshjen e fundit vitin e kaluar në kuadër të këtij sezoni, që është fitorja më e thellë ndaj Leipzigut 4:1.
Në përgjithësi në Bundesliga janë zhvilluar 5 ndeshje, të të dyja skuadrat që kanë nga dy fitore, derisa një ndeshje ka përfunduar pa fitues.
Kjo ndeshje bëhet edhe më interesante e rivalizuese, për faktin që Dortmundi e ka ngacmuar në Twitterin rivalin e ri, në kuadër të sfidës, për dallimin në 10 vjetët e fundit.
Të dy trajnerët do të kenë kokëçarje në formimin e përbërjes së parë për shkak të shumë mungesave. Leipzigut ndër të tjerë i mungon lojtari kryesor Forsberg, e Dortmundit mbrojtësi Akanji.
Ndeshja më interesante e Bundesligës këtë javë, Leipzig – Dortmund zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.