Leicesteri ka refuzuar ofertën e Romës për yllin e saj Riyad Mahrez.
Mahrez është një nga synimet kryesore të Romës, për ta zëvendësuar Mohamed Salahun, që javë më parë u bashkua me Liverpoolin, transmeton Koha.net.
Ofertën e Romës e ka konfirmuar trajneri i Leicesterit, Craig Shakespeare.
“Javën e kaluar më duket se kam thënë se nuk kishte pasur oferta për Mahrezin. Por, më pas më është thënë se kishte pasur një ofertë nga Roma. Ajo ofertë ishte refuzuar me mirësjellje pasi ishte e ulët. Por, mos më pyesni se sa ishte oferta, pasi nuk e di dhe nuk jam përfshirë në këtë”, ka thënë ai për Sky Sports.
Për shërbimet e tij Leicesteri kërkon 55 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm