Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjiganti italian rivalizon Romën për Mahrezin

Riyad Mahrez raportohet se përveç Romës është duke u kërkuar edhe nga një tjetër klub italian.

Klubi i Leicester Cityt ka refuzuar disa oferta nga romakët të cilët nga sot do të rivalizohen nga Interi për shërbimet e algjerianit.

Roma ishte favorite për shërbimet e Mahrezit që kur Arsenali u largua nga gara për të. The Mirror raporton se romakët tani përballen me Interin në garën për anësorin 26-vjeçar.

Gazeta britanike raporton se Roma është duke u përgatitur që të kthejë vëmendjen në ndonjë anësor tjetër pasi oferta prej 32 milionë funteve u refuzua nga Leicesteri.