Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri i bën ofertë Eriksenit

Leicester City po e sfidon Manchester Unitedin, Brentfordin dhe Tottenhamin për shërbimet e Christian Eriksenit, ka raportuar “Daily Mail” të martën. Mësohet se krerët e Leicesterit tashmë kanë kontaktuar Eriksenin, të cilit i kanë bërë ofertë konkrete.

Danezit i është ofruar kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. 30-vjeçari te Leicesteri po shihet si zëvendësim ideal për belgun Youri Tielemans, i cili do të shitet gjatë kësaj vere.

Eriksen te Leicesteri mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Brentfordin. Ai ende nuk ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e tij, që mbetet ende e paqartë.

Sezonin e fundit, Eriksen shënoi një gol dhe asistoi katër herë në 11 ndeshje në Premier League.