Leicester City ka fituar përballë Wolverhamptonit dhe ka dalë nga zona e rrezikshme që dërgon një rang më poshtë në futbollin anglez.
Leicesteri të shtunën fitoi me rezultatin 2:1 përballë Wolvesit, në kuadër të xhiros së 32-të të elitës angleze të futbollit.
Ishte fitorja e parë e Leicesterit në shtëpi me trajnerin e ri, Dean Smith.
Matheus Cunha kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 13-të.
Megjithatë, Kelechi Ihenacho në minutën e 36-të dhe Timothy Castagne në minutën e 75-të, shënuan golat e fitores për ish-kampionin e Premier Leagues.
Edhe
Leedsi largohet nga zona e rrezikshme
Me këtë fitore tani Leicesteri ka 28 pikë në pozitën e 17-të, aq sa ka edhe Evertoni në pozitën e 18-të.
Evertoni të shtunën barazoi pa gola me Crystal Palacen në udhëtim.