Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leedsi largohet nga zona e rrezikshme

Leeds Unitedi ka shënuar fitore të shtunën në udhëtim te Wolverhamptoni, në kuadër të xhiros së 28-të të Premier Leagues angleze.

Leedsi fitoi me rezultatin 4:2 dhe largohet nga zona që dërgon një rang më poshtë në futbollin anglez.

Mysafirët shënuan tri gola brenda një ore lojë.

Jack Harrison, Luke Ayling dhe Rasmus Kristensen ishin realizatorët e tri golave të parë për mysafirët.

Më pas, Jonny dhe Matheus Cunha shënuan për 2:3.

Jonny u përjashtua nga loja në minutën e 84-t.

Rodrigo i dha fund dilemës së fituesit në këtë ballafaqim me golin e minutës së shtatë të kohës shtesë.

Matehus Nunes te vendësit u përjashtua nga loja po ashtu.

Leedsi tani zë pozitën e 14-të me 26 pikë. Wolvesi një pozitë më lartë ka një pikë më shumë.

Artikuj të ngjashëm