Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi merr pikët e plota në ndeshjen dramatike

Manchester Unitedi u ka rezistuar sulmeve të Wolverhamptonit dhe ka arritur fitore të vështirë të enjten mbrëma. Ndeshja ishte shumë dramatike, por “djajtë e kuq” fituan me rezultatin 4:3 në udhëtim, në ndeshjen e xhiros së 22-të të Premier Leagues.

Marcus Rashford në minutën e pestë dhe Rasmus Hojlund në minutën e 22-të, shënuan dy golat e parë për mysafirët.

Pablo Sarabia realizoi nga 11 metra në minutën e 71-të, pas penalltisë që u dha pas rishikimit të situatës në VAR.

Scott McTominay katër minuta më vonë e ktheu qetësinë tek Unitedi.

Pesë minuta para fundit, mbrojtësi i Wolvesit, Max Kilman, shënoi për 3:2.

Në minutat shtesë u shënuan edhe dy gola tjerë.

Pedro Neto shënoi për Wolvesin për 3:3 në minutën e pestë të kohës shtesë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Edhe Unitedi nuk lejon befasi Futboll Unitedi nuk lejon befasi

Por, 18-vjeçari Kobbie Mainoo, dy minuta më vonë, realizoi për pikët e plota për Unitedin.

Unitedi pas 22 ndeshjeve zë vendin e shtatë me 35 pikë.

Wolverhamptoni mbetet me 29 pikë në vendin e 11-të.