Leeeds United ka pësuar disfatë nga West Hami të dielën pasdite. Leedsi humbi ndeshjen në udhëtim me rezultatin 3:1 dhe rrezikon rënien nga Premier League. Kjo ndeshje i takoi javës së 37-të të Premier Leagues së Anglisë.
Deri në fund ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar, ndërsa Leedsi është në vendin e 18-të me 31 pikë, pozitë që nuk siguron paraqitjen edhe në edicionin e ardhshëm në elitën e futbollit anglez.
Dy pikë më shumë i ka Evertoni që mban vendi ne 17-të, kurse West Hami në vendin e 14-të me 40 pikë. Për Leedsin golin e shënoi Rodrigo Moreno në minutën e 17-të, kurse Declan Rice në minutën e 31-të barazoi shifrat në 1;1.
Për 2:1 shënoi Jarrod Bowen në minutën e 72-të, kurse Manuel Lanizin në minutën e 94-t shënoi për 3:1.