Ish-kampioni Leicester City ka rënë nga Premier League e Anglisë. Leicesteri fitoi me rezultatin 2:1 të dielën në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj West Ham Unitedit, por kjo nuk i mjaftoi “dhelprave” për shkak se edhe Evertoni fitoi duelin që e pati me Bournemouthin.
Harvey Barnes në minutën e 34-t dhe Ëout Faes në minutën e 62-të shënuan golat e fitores që nuk i mjaftoi për ta shmangur rënien.
Për mysafirët realizoi Pablo Fornals në minutën e 79-të. Leicesteri në vendin e 18-të mbetet me 34 pikë. Bashkë me Leedsin me 31 pikë dhe Southamptonin me 25 pikë, do të bëjnë gara në “Championship” në edicionin tjetër.
Artikuj të ngjashëm