Ish-ylli i Manchester Unitedit, Roy Keane shpreson që klubi të mos e mbajë Edinson Cavanin. Unitedi është i kënaqur me Cavanin dhe pritet ta shfrytëzojë opsionin e vazhdimit të kontratës me 34-vjeçarin edhe për një vit,
Por, Keane mendon se Unitedi duhet ta transferojë një sulmues të ri.
“Unë shpresoj se ata nuk do ta mbajnë atë, sepse atëherë ata mund të shikojnë dhe të mendojnë. Ai është 34-vjeçar dhe nëse mendojnë ta fitojnë titullin duke u mbështetur te Cavani, le ta harrojnë. Ai do të një sulmues rezervë dhe nuk do të jetë një sulmues rezervë dhe kjo do të jetë arsyeja pse ai do të hezitojë të nënshkruaj një kontratë të re”, ka thënë Keane për “Sky Sports”.