Leeds Unitedi ka refuzuar ofertën e parë zyrtare të Barcelonës për sulmuesin e krahut, Raphinan. Sipas “Daily Mail-it”, drejtuesit e ekipit anglez kanë kthyer prapa ofertën prej 55 milionë eurosh.
Leedsi po kërkon mbi 60 milionë euro për kartonin e Raphinas, i cili ndihmoi ekipin të mbetet në Premier League edhe për edicionin e ardhshëm.
25-vjeçari shënoi 11 gola dhe asistoi tri herë në 35 ndeshje kampionale me fanellën e Leedsit. Ai ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024, kurse ekipit anglez iu bashkua para dy vjetësh nga Rennesi.