Leeds Unitedi ka refuzuar ofertën zyrtare të Arsenalit për sulmuesin e krahut, Raphinha.
Kështu ka shkruar të mërkurën mediumi “Sky Sports”.
Sipas këtij mediumi, refuzimi i ofertës ka ardhur si rezultat i mospërmbushjes së kërkesave të Leeds Unitedit.
Braziliani Raphinha tash e një kohë të gjatë po kërkohet edhe nga skuadra e Barcelonës.
25-vjeçari që luan si sulmues i krahut, ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat dhe ka statistika prej 11 golave të shënuar e tri asistimeve.