Leeds Unitedi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Adama Traore, ka raportuar “Goal.com” të enjten.
Traore 24-vjeçar, pritet të largohet nga skuadra e Wolverhamptonit gjatë afatit kalimtar të janarit pasi ka humbur vendin e titullarit këtë sezon.
Te Leedsi, Traore shihet si përforcim i duhur dhe ekipi i kthyer në Premier League është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për transferimin e tij.
Traore këtë edicion ka 15 paraqitje te Wolvesi, kurse kontrata me ekipin anglez i skadon në verën e vitit 2023.