Leeds Unitedi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit zviceran, Noah Okafor, përcjell “The Sun” të premten.
Bëhet e ditur se Leedsi po përgatit ofertën për ta bindur Salzburgun në lirimin e 22-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.
Për transferimin e tij, ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro. Okafor po shkëlqen këtë edicion me fanellën e Salzburgut, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.
Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime në 14 paraqitje deri më tani. Okafor iu bashkua Salzburgut në janar të vitit 2020 nga Baseli.
Artikuj të ngjashëm