Krerët e Leeds Unitedit janë në bisedime me mesfushorin Kalvin Phillips për rinovimin e kontratës për një periudhë më të gjatë.
Sipas mediumeve britanike, te Leedsi tashmë i kanë ofruar 25-vjeçarit rinovimin e kontratës deri në vitin 2026 me rritje të dukshme të pagës.
Phillips ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024 dhe vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë defensiv në Premier League.
Ai ishte pjesë e Anglisë në “Euro 2020” kurse këtë sezon ka shënuar një gol në katër paraqitje. Phillips është produkt i akademisë së Leedsit kurse me ekipin e parë është prej vitit 2015.
Artikuj të ngjashëm