Christian Pulishiqi është duke u kërkuar nga Leeds Unitedi, raporton të enjten “Fichajes”.
Futbollisti kroat është duke u përdorur pak nga trajneri i Chelseat, Grahm Potter. 24-vjeçari dëshiron të largohet nga klubi londinez për të kthyer formën e tij të dikurshme. Reprezentuesi i SHBA-së me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2024.
Te klubi anglez u transferua në verën e vitit 2019 nga Borussia Dortmundi. Sezonin aktual ka shënuar një gol në dhjetë ndeshje në Premier League.