Tashmë e gjithanshme në një shkallë historike në sportet e borës, Ester Ledecka vetëm sa kishte ardhur nga rëra në ditën kur u intervistua gjatë shtatorit.
"Volejboll në rërë!", tha Ledecka, e cila definitivisht nuk ka mungesë të entuziazmit, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMërzia nuk është një opsion për të. Nuk është as shpenzimi i energjisë, duke marrë parasysh gjithë aktivitetet në të cilat merr pjesë ajo, duke nisur nga surfimi me ndihmë të erës, të cilin e pëlqen shumë. Por dy sportet që do ta bëjnë Ledeckan, 22-vjeçare, një prej sportisteve më intriguese në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang në shkurt të vitit të ardhshëm, janë snoubordi dhe skijimi alpin.
Dimrin e kaluar ajo u bë sportistja e parë që garoi në kampionat botëror në dy sportet, duke fituar të artën në sllallom të madh paralel dhe të argjendtën në sllallom paralel në snoubord në Sierra Nevada të Spanjës...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.