Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jacobellis fiton medaljen e dytë të artë në Olimpiadë

Lindsey Jacobellis e ka fituar medaljen e dytë të artë olimpike. Në ekip bashkë me 40-vjeçarin Nick Baumgartner, ajo fitoi titullin në ngjarjen e re në “snowboardcross”.

36-vjeçarja Jacobellis e fitoi medaljen e parë të artë më herët gjatë kësaj jave në konkurrencën e femrave. Atë medalje e fitoi pas 16 vjetësh. Pas një starti të ngadaltë, SHBA-ja tani ka pesë medalje të arta dhe 11 në total në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin. Jacobellis ka dy, ndërsa Chloe Kim e ka një tjetër në “snowboard”.

Italianët, Omar Visintin dhe Michela Moioli zunë vendin e dytë, ndërsa dyshja kanadeze Eliot Grondin dhe Meryeta O’Dine, përfunduan në vendin e tretë.