Lindsey Jacobellis fitoi medaljen e parë të artë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lojërat Olimpike të Pekinit të mërkurën, duke triumfuar në garën e sboubordkrosit.
Për garuesen 35-vjeçare, që paraqitet për herën e pestë në Olimpiadë, kjo fitore ishte shumë e rëndësishme.
Me këtë triumf, Jacobellis ia siguroi SHBA-së, medaljen e parë të artë olimpike në ditën e pestë në Lojërave Olimpike Dimërore.
Deri më tani, SHBA-ja i ka fituar shtatë medalje në total, përfshirë pesë të argjendta dhe një të bronztë në këtë ngjarje.
Medalja e artë e Jacobellisit erdhi disa orë pasi skitarja amerikane Mikaela Shiffrin dështoi ta përfundonte lëshimin e parë në garën e sllallomit. Për Shiffrinin, ky ishte dështimi i dytë rresht pasi nuk arriti ta përfundojë garën as në sllallomin e madh.
Megjithatë, Jacobellis me këtë triumf është futur në librat e historisë të Lojërave Olimpike Dimërore. Ajo është bërë sportistja më e vjetër amerikane që ka fituar medalje të artë.