Ester Ledecka beson se aftësia e saj për të pasur argëtim në snoubord dhe ski i jep avantazh ndaj rivaleve. Ajo nuk do të lërë që suksesi i paprecedent në Lojërat Olimpike në Pyeongchang të ndryshojë këtë.
Ledecka 22-vjeçare festoi dy të arta olimpike, një në skijim alpin në Super-G dhe një në snoubord në sllallom të madh paralel, me një konferencë të çmendur për media që zgjati 50 minuta.
Mirëpo, vazhdimisht, derisa tregoi për jetën e saj, për sukseset dhe kënaqësinë që ka në dy sporte, ajo kthehej në një temë qendrore.
“Nuk e di si të shpjegoj këtë”, thotë çekja, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. “Të kem kënaqësi më lejon të bëj atë që dua pa ndonjë presion të madh. Synimi im më i madh duhet të jetë të shijoj lëshimet dhe të kem lëshimet më të mira të mundura, e jo të fitoj medalje të arta. Unë nuk dua të fitoj gjithë medaljet e arta. Primare është të bëj atë që kam mësuar dhe të argëtohem në të”.
Ledecka ka treguar se synimi i saj më i madh me të ardhur në Kore të Jugut kishte qenë që thjesht të garonte në skijim alpin dhe snoubord, dhe se dy medaljet e arta janë bonus i madh që ka menduar se do të vinin më vonë në karrierë.
Justin Rieter, trajneri i saj i snoubordit që ka ardhur në skuadrën e saj këtë stinor pasi ka mbyllur karrierën e tij, ka mësuar qysh në fillim që të mos mundohej të shtypte ambicien e Ledeckas... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)